Ushqimi i ekuilibruar 20 Prill 2022

Pse nuk duhet të hani kurrë banane në mëngjes me barkun bosh?

Ushqimi i ekuilibruar

Na ndodh shpesh kur dalim pa ngrënë nga shtëpia në mëngjes, të marrim një banane si zgjidhje për të mos ikur me stomakun bosh. Vetitë e bananes i dimë që është e shëndetshme, ushqyese dhe të jep energji dhe si ushqim për mëngjes është shumë i nevojshëm.

Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit.Pavarësisht se janë plot me kalium, fibra dhe magnez, bananet nuk janë një mundësi e shkëlqyeshme për vaktin e parë të ditës.Nëse nuk është shoqërohet me një ushqim tjetër që përmban yndyrna të shëndetshme, banania do t'ju ngopë përkohësisht dhe më vonë do t'ju bëjë të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur.

Ndryshe nga ç’mund ta kishit menduar, ky frut nuk ju ndihmon të mbani një sistem tretës të shëndetshëm. Bananet përmbajnë shumë sheqer dhe kur sheqeri konsumohet në çfarëdo forme, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, njësoj si birra dhe vera, duke u shndërruar në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kjo bllokon sistemin tuaj tretës. Megjithatë nëse pëlqeni të konsumoni banane në mëngjes, s’keni pse të hiqni dorë, thjesht shoqërojeni atë me një ushqim që përmban yndyrna të shëndetshme, si kos natyral, kanellë etj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor