Pjata kryesore 20 Prill 2022

Levrek në furrë me djathë dhe borzilok

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Linda Fishta

Përbërësit për 4 persona: ● 4 levrekë ose peshk tjetër sipas dëshirës ● bukë e thekur e grirë ● Parmigiano i grirë ● kripë, piper sipas nevojës ● borzilok ● domate qershiza ● vaj ulliri ● hudhër

Përgatitja: Ndezim furrën me 180°C. Në një tigan ngrohim 2-3 lugë vaj ulliri me një thelb hudhër. Sapo vaji të jetë nxehur, shtojmë domatet të ndara në mes dhe i skuqim dhe këto për 2-3 minuta me flakë të lartë. I kriposim dhe i lëmë mënjanë. Në një tas përziejmë djathin e grirë, bukën e thekur të grirë duke pasur parasysh që për dy lugë bukë të thekur do të hedhim 1 lugë djathë të grirë. Shtojmë borzilok të freskët të copëtuar me dorë, 2-3 lugë vaj ulliri
dhe i përziejmë mirë me dorë. Mbulojmë me to filetat e peshkut, të cilat i kemi vënë në tavë të lyer me vaj ulliri ose me letër furre dhe i kemi rregulluar më parë për kripë e piper. I pjekim në furrë për 30/35 minuta ose derisa të kenë marrë ngjyrë. I shërbejmë të vakëta me domatet e skuqura.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor