Probleme te perditshme 21 Prill 2022

Të mos shpërdorojmë dhe flakim ushqimet: 3 truke si t'i ruajmë më gjatë

Probleme te perditshme

A zhgënjeheni ndonjëherë kur ushqimi juaj prishet para se të keni mundësi ta hani dhe ju duhet t'i hidhni në plehra? Një eksperte e çështjeve të shtëpisë ka zbuluar tri mënyra të thjeshta për ta bërë ushqimin të zgjasë më shumë, në mënyrë që të mos humbisni para dhe ato janë kaq të thjeshta për t'u ndjekur.

Në një postim në Instagram sjo shkroi: "Katër mënyra për të ruajtur ushqimin më gjatë". Këshilla e saj e parë është të vendosni një shkop selino me bukën tuaj në mënyrë që të mos myket. Ajo shtoi: “Për të parandaluar që salca e avokados të bëhet kafe, shtoni gjysmë centimetër ujë dhe mbulojeni”.

Ju gjithashtu mund t'i mbani manaferrat më të freskëta duke i zhytur në ujë me uthull molle përpara se t'i ruani në frigorifer. Dhe nëse ndonjëherë jeni të frustruar nga zbutja e biskotave, duhet t'i mbuloni me një fetë bukë. Ajo shtoi: "Çfarë mendoni ju"?

Shumë njerëz u mahnitën me këshillat e saj dhe thanë se do t'i provonin. Të gjitha komentet kanë qenë pozitive, duke patur reagime të shumtaqë tregonin se kishin provuar këto truke që kishin rezultuar të suksesshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor