Shëndeti i gruas 23 Prill 2022

KUJDES nga infeksionet e prerjes cezariane, këto simptoma s'duhen injoruar kurrë

Shëndeti i gruas

Numri i lindjeve cezariane në mbarë botën është rritur shumë gjatë viteve të fundit. Rreth 3-15% e grave që i nënshtrohen një operacioni të tillë priren të zhvillojnë një infeksion rreth zonës kirurgjikale, i cili nëse nuk trajtohet në kohë mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin e gruas.

Ethet për disa ditë ose temperatura më e lartë se 38 gradë, mund të jenë disa nga simptomat e infeksionit në plagën cezariane. Përveç kësaj, mund të përjetoni dhimbje dhe ndjesi djegie gjatë urinimit, dhe gjak në urinë.

Ka dy lloje infeksionesh të prerjes cezariane:

Cellulitis, është një infeksion bakterial i shtresave më të thella të lëkurës, që shkaktohet kryesisht nga bakteret Streptococcus dhe Staphylococcus aureus, i cili manifestohet me ënjtje, skuqje dhe dhimbje, megjithëse nuk ka formim qelbi. Ky është infeksioni më i zakonshëm që ndodh pas lindjes cezariane.

Abscesi ose plaga në bark është një infeksion që mund të ndodhë kur bakteret futen në lëkurë përmes prerjes kirurgjikale. Kjo është një gjendje e rrallë që rezulton me dhimbje dhe ënjtje, madje me rrjedhje të plagës. Abscesi bakterial gjithashtu mund të çojë në endometrit (inflamacion). Eshtë e domosdoshme trajtimi i infeksionit sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar përhapjen e baktereve nga vendi i kirurgjisë. Gjithashtu, infeksioni do të pengonte cilësinë e jetës së nënës dhe do të rriste periudhën e qëndrimit të saj në spital.

Cilat janë shkaqet e infeksionit pas lindjes cezariane?

Obeziteti rrit rrezikun e komplikimeve të plagëve. Prerjet e përsëritura cezariane gjithashtu mund të jenë një nga shkaqet e komplikimeve postoperative siç është infeksioni. Prandaj, monitorimi para dhe pas operacionit është një domosdoshmëri. Disa shkaqe të tjera që sjellin infeksion të plagës cezariane mund të jenë membranat e këputura, për shkak të gabimeve të kirurgut, apo edhe lindjes urgjente.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor