Probleme te perditshme 23 Prill 2022

Zakonet e jetës së përditshme që na dëmtojnë kujtesën

Probleme te perditshme

Dëmtimi i kujtesës është një nga pasojat kryesore të demencës dixhitale, një sëmundje e re e kohës sonë. Me këtë term, mjekët nënkuptojnë përkeqësimin e aftësive mendore të një personi për shkak të përdorimit të përditshëm të pajisjeve, i cili shoqërohet me vështirësi në perceptimin e informacionit dhe mungesë të të menduarit kritik. Përveç ndikimit të pajisjeve elektronike, në punën e trurit dhe të kujtesës ndikojnë negativisht edhe shumë zakone të tjera që njerëzit sot i hasin përditë.

Mungesa e gjumit 

Ekspertët besojnë se gjumi është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e kujtesës, pasi në mungesë të tij, rrathët e kujtesës mbingarkohen dhe aftësia e trurit për të perceptuar dhe asimiluar informacionin përkeqësohet.

Mbingarkesa me informacion

Çdo ditë marrim shumë mesazhe nga burime të ndryshme dhe ndalojmë së dalluari informacionet e rëndësishme nga ato të panevojshme. Përmbajtja e tepërt është një stres serioz për trurin, i cili çon në shfaqjen e të menduarit të fragmentuar, pa kritika.

Dieta e paekuilibruar

Është vërtetuar se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të shpejta dhe i pasur me yndyra të ngopura, sheqerna dhe kripëra shkakton dëmtime të caktuara njohëse te një person, si dhe përkeqësim të kujtesës afatshkurtër.

Jetesa pasive

Qëndrimi i gjatë në të njëjtin pozicion redukton rrjedhjen e gjakut në tru dhe kufizon furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese të nevojshme për funksionimin normal të trurit.

Kryerja e disa punëve në të njëjtën kohë

Ky stil na e mpin aftësinë për të menduar në mënyrë krijuese dhe për të menduar jashtë “kutisë”. Përveç kësaj, stresi i vazhdueshëm pas një numri të madh detyrash ndikon negativisht në punën e sistemit kardiovaskular dhe gjendjen emocionale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor