Pjata kryesore 24 Prill 2022

Cheesecake i kripur

Pjata kryesore

Kjo recetë mund të përgatitet një ditë më parë. E mbështjellë me plastmasë kuzhine, mund të ruhet në frigorifer. Të nesërmen, e zbukurojmë sipër dhe anash me kremin me djathë.

Koha e përgatitjes - 30 minuta

Përbërësit për 2 cheesecake si në foto, për 4-6 persona: 1 konfeksion buke për tost (të gjata), të cilat i presim me formë të rrumbullakët, me formë biskote të madhe ose mund ta lini drejtkëndëshe sipas dëshirës. Mbushja bazë: 400 g djathë kremoz të freskët, që mund të jetë Philadelphia ose diçka e ngjashme me të, kripë, pipër. Mbushja 1: 100 g proshutë koto, feta të holla djathi kaçkavall,  kastravecë të vegjël turshi, fara lulëkuqesh. Mbushja 2: 1 spec turshi i kuq, 30 g ullinj, sallam pikant në feta, fara susami. Mbushja 3: 100 g spek ose proshutë krudo, disa kokrra kaperi (1 lugë të madhe),1 vezë e zier

Për zbukurim: rrepka të kuqe, rukola, gjethe sallate jeshile dhe lakër të kuqe ose rukola, kopër e freskët, mente, majdanoz, etj.

Përgatitja: Në një tas, përziejmë djathin Philadelphia që do të jetë mbushja
bazë, me pak kripë e piper. Specat dhe kastravecët turshi i presim në copa të vogla dhe ullinjtë dhe rrepkat e kuqe në rrota të holla. Në një pjatë të madhe të mbuluar me plastmasë kuzhine, vëmë fetën e parë të bukës, e lyejmë me pak nga mbushja bazë, vëmë sipër feta proshutë koto, feta të holla djathi,
pak feta kastravecësh turshi dhe fara lulëkuqesh. Vëmë sipër fetën e dytë
të bukës, e lyejmë me mbushjen bazë, vëmë sipër copa speci turshi, ullinj,
feta sallami dhe kështu vazhdojmë me fetat e tjera të bukës, duke i mbushur
sipas dëshirës. E mbulojmë të gjithën me plastmasë kuzhine dhe e ruajmë në frigorifer. Të nesërmen, përpara se ta shërbejmë, e mbulojmë me djathin Philadelphia që na ka mbetur dhe e zbukurojmë sipas dëshirës

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor