Probleme te perditshme 25 Prill 2022

Ky ushtrim para se të flini do t'ju ndihmojë të bëni gjumin më të rehatshëm që keni ëndërruar

Probleme te perditshme

Nëse keni probleme  me gjumin mjafton një ushtrim si ky që të mund ta relaksoni trupin tuaj dhe të flini më me lehtësi.

Pagjumësia  lë pasoja të rënda për shëndetin fizik dhe emocional, sepse një gjumë i shëndetshëm dhe i qetë është çelësi për shëndetin e mirë mendor dhe fizik. Pas një dite të vështirë pune, kur të bëheni gati për shtrat, shtrihuni në shpinë, mund të shtriheni edhe në shtrat. Përkulni fillimisht një gju dhe shtyjeni drejt gjoksit duke e shtrënguar me duar.  Në të njëjtën kohë, mblidhni këmbën tjetër që ka mbetur drejt.

Më pas bëni të njëjtën gjë me këmbën tjetër dhe tërhiqni të dyja këmbët me të dyja duart. Qëndroni në atë pozicion për rreth tre minuta, ose më pak në fillim derisa të mësoheni me të. Ky pozicion relakson të gjithë trupin, pra muskujt e këmbëve dhe të shpinës, diafragmën, tensioni normalizohet, frymëmarrja bëhet konstante dhe e ngadaltë.Në këtë mënyrë do të rrisni qarkullimin e gjakut në organe, do të përmirësoni punën e aparatit tretës. Pas kësaj, ju jeni gati për gjumin e qetë ju nevojitet aq shumë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor