Tendencat e fundit te modes 26 Prill 2022

Modeli i fustanit që nuk duhet të mungojë këtë sezon në gardërobë

Tendencat e fundit te modes

Një nga veshjet më të lehta që mund të vishni kur është koha e ngrohtë është një fustan me mëngë të shkurtra. Ashtu si një bluzë klasike, stili i përjetshëm është i gjithanshëm, por nuk keni pse të vishni pantallona shtrënguese me të. Mjafton ta kombinoni me këpucët tuaja të preferuara, atlete të rehatshme për një pamje të përditshme, ose sandale me taka për një stil më elegant dhe veshja juaj është e plotë.

Për të qenë më pranë tendencave të modës së këtij viti, mund të zgjidhni një model me lule, me ngjyra nga më të ndryshmet. Ky model është përhapur shumë së fundmi, duke mbushur vitrinat e dyqaneve, frymëzuar nga shumë emra të njohur të modës dhe ekranit. Fustanet e mbushura me lule tërheqëse retro japin gjithashtu një pamje bashkëkohore dhe falin një ndjenjë freskie.

Në varësi të preferencave, apo formave tuaja trupore, mund të zgjidhni gjatësinë që ju përshtatet. Modelet e fustaneve me lule me mëngë të shkurtra ju japin lirshmërinë për t'i mbajtur të shkurtër, treçereksh, apo të gjatë.

Materiali i rehatshëm i pambukut, e bën këtë veshje ideale edhe për të dalë në një piknik. Për të kompletuar pamjen, mund ta shoqëroni me një çantë shporte.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor