Pjata kryesore 26 Prill 2022

Supë me perime, mish pule dhe qumësht kokosi

Pjata kryesore

Kjo pjatë u përgatit nga Maison de goût

Përdorimi i qumështit të kokosit në gatime është shumë thai dhe e një pjese aziatike. Mua personalisht më pëlqen përdorimi i saj dhe jep një veçanti ndryshe. Sot do të sjell një version pak më të thjeshtë (europiane) dhe të pranuar edhe nga fëmijët.

Përbërësit: makarona supe, karotë, patate, brokoli, qepë të njoma, mish pule të bardhë, lëng pule, curry thailandez, qumësht kokosi, majdanoz, kripë, piper dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Në enën e supës, shtojmë vaj ulliri dhe skuqim lehtë qepë të njoma të prera diku 2 cm të gjatë, patatet, karrotat, mishin e pulës dhe më pas shtojmë lëngun e pulës(ujë) derisa rë ziejnë. Pasi kanë zier perimet shtojmë makaronat, dhe kur makaronat janë gati në zierje, shtojmë kripë, piper, pak fare curry, 1 gotë qumësht kokosi dhe i lejmë të ziejnë sëbashku. Në 5 minutat e fubdit shtojmë brokolin për tu zier me supën në mënyrë që mos të zihet më shumë seç duhet dhe të humbë ngjyrën jeshile dhe majdanoz të freskët. Në servirje shtojmë dhe bishta qepe të njomë sipër në servirje. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor