Modë / 28 Prill 2022, 15:00

3 modelet e flokëve që do t'ju bëjnë të dukeni disa vite më të reja

3 modelet e flokëve që do t'ju bëjnë të dukeni

Për shkak të gjithë ngjarjeve globale të dy viteve të fundit, shumë prej nesh mund të ndihen sikur jemi plakur më shpejt gjatë izolimit. Ndërsa nuk ka asgjë të gabuar në thelb me këtë, shpejtësia me të cilën ka ndodhur ka qenë pak shqetësuese. Ndonjëherë, ndjesia e të qenit sërish vetvetja mund të jetë edhe thjesht një prerje flokësh.

Për t'u dukur disa vite më te reja se ç'jeni dy parukierë të njohur Peter Burkill dhe Efi Davies, japin këshilla në lidhje me prerjet e flokëve. Ata thonë se cilat prerje do të na bëjnë të dukemi dhe të ndihemi më të rinj për të luftuar gjithë plakjen e përshpejtuar që ndjejmë sikur kemi pësuar.

1. Gjatësia mesatare

Një model presje, por as shumë i gjatë, e as shumë i shkurtër, do t'i japë një freski rinore pamjes suaj. Nëse po kërkoni një ndryshim ia vlen ta provoni.

3 modelet e flokëve që do t'ju bëjnë të dukeni

2. Baluke me shkallëzim mbi sy

Ky model do t'ju bëjë të dukeni si një vajzë e vogël. Jo thjesht baluke, por të prera me shkallëzim dhe të vendosura me gjatësi deri te sytë.

3 modelet e flokëve që do t'ju bëjnë të dukeni

3. Të shkurtra, por shumë të dendura nga fundi

Zakonisht kur bëjmë modele të shkurtra flokësh, parukieret bëjnë një rrallim të fundit të gjatësisë, por ky model do t'ju tregojë shumë të re, nëse i lini në gjithë trashësinë e tyre.

3 modelet e flokëve që do t'ju bëjnë të dukeni

Horoskop