Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Një palestër për vajza vendosi një njoftim që i nxiste të gjitha femrat të nisnin ushtrimet fizike për t’u dukur më mirë për në verë. Në njoftim shkruhej: “Këtë verë, si doni të dukeni? Si sirena apo si balena?”. Një grua iu përgjigj këtij njoftimi me një e-mail, në të cilin u shkruajti: “Dje pashë një njoftim tuajin me foton e një vajze me forma perfekte, me rroba banje, e cila pa diskutim kishte një trup tepër tundues për në verë. Ju pyesnit gjithashtu se si donim të dukeshim, si sirena apo si balena?
Dua t’ju them se balenat janë përherë të rrethuara nga miqtë. Ato kanë një jetë seksuale aktive, mbeten shtatzëna dhe kanë pasardhës të bukur. Ato mund t’i ushqejnë të vegjëlit e tyre me gji. Balenat bëjnë xhiro në detra të ndryshëm, njohin vende interesante si Antarktida, kanë miq delfinë dhe ushqehen me peshq tëndryshëm. Balenat janë gjigande dhe pothuajse nuk kanë gjahtarë natyralë që t’u rrezikojnë jetën. Balenat e kanë të zgjidhur jetën e tyre, janë të bukura dhe të dashura.
Ndërkohë që sirenat nuk ekzistojnë dhe nëse do të ekzistonin, atëherë do të kalonin në një krizëekzistenciale, duke e pyetur veten se çfarë ishin, peshq apo qenie njerëzore? Nuk do të kishin pasardhës, pasi ato i vrasin meshkujt që magjepsen pas bukurisë së tyre. Riprodhimi i tyre do të ishte si i peshqve, pa kontakt fizik dhe pa dashuri. Sirenat janë të bukura, por jetojnë të trishtuara dhe të vetmuara përgjithmonë. Ndaj, e dashur palestër, unë preferoj të jem një balenë!”
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...