Marredhenia ne çift 28 Prill 2022

Marrëdhënia në çift po pësonte krizë, e reja vendos të operohet për të shpëtuar martesën

Marredhenia ne çift

Një grua nga Liverpuli tregon se si ka arritur të shpëtojë martesën e saj, pasi vendosi të bënte një operacion për humbje peshe që i ndryshoi rrënjësisht jetën. Gemma Welsh ishte 218 kilogramë në peshën e saj më të madhe dhe në këtë gjendje e kishte shumë problem që ta shihte i shoqi. Vetëbesimi i 31-vjeçares ra shumë dhe çifti, i cili kishte 12 vite bashkë vendosi të ndahej për një vit dhe të shesë shtëpinë e tyre.

Gemma shpjegoi se si filloi të shtonte peshë, pasi u diagnostikua me melanomë të fazës së tretë nga një nishan në fytyrën e saj. Ajo e hoqi atë, por kremi steroid që i dhanë për trajtimet që pasonin, e bëri atë të shtonte peshë. “Unë e futa veten në një marrëdhënie të keqe me ushqimin. Haja shumë, pastaj e detyroja veten të villja dhe më pas do të vdisja nga uria. Ishte një rreth vicioz. Kam provuar shumë dieta, por nuk kam qenë në gjendje të heq peshën. Kështu që vendosa të shkoja në Turqi për një operacion për humbje peshe si mjetin e fundit që kisha në dorë. Vendosa balonin gastrik që kushtonte 3700 dollarë. Pauli më donte pa marrë parasysh se çfarë peshe kisha, por unë nuk e doja veten. Unë besoj fort se nuk ka rëndësi se çfarë madhësie je për sa kohë që je e lumtur, dhe unë isha shumë larg të qenit e lumtur"- rrëfen ajo.

Shëndeti mendor i Gemma-s u përkeqësua për shkak të shtimit të saj në peshë dhe kaloi nëpër faza të ngrënies së tepërt, të urisë dhe madje të bulimisë. Ajo u nda nga i shoqi pasi e dinte se po shkatërronte jetën dhe shëndetin e saj dhe donte të bënte një ndryshim drastik për lumturinë e saj, pikërisht atëherë ajo vendosi të bënte operacionin.

Operacioni u rezervua vetëm dhjetë ditë përpara se Gemma të fluturonte për në Turqi. Gemma tha: "Kisha kohë që mendoja për një operacion për humbje peshe dhe kisha bërë kërkimin tim, kështu që vendosa të përdor kursimet e mia dhe ta rezervoj atë. Mezi prisja të riktheja jetën time".

Për dy javët e para pas operacionit, Gemma mund të konsumonte vetëm us lëngje, më pas ajo kaloi në pure para se të ishte në gjendje të konsumonte ushqime të buta. Brenda tetë muajsh, ajo arriti peshën e saj të synuar dhe tregon se ndihet më mirë se kurrë. "Megjithatë, nuk po e bëja për numrin në peshore. Unë thjesht doja të ndihesha mirë dhe rehat me rroba. Kam një jetë të re dhe besimi im është në nivele shumë të larta".

Pas këtij ndryshimi, ajo arriti të rigjente lumturinë me partnerin, me të cilin qëndroi një vit e ndarë. Tashmë janë kthyer bashkë dhe janë më të lumtur se më parë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor