Kujdesi per fytyren 29 Prill 2022

Nuk duhet neglizhuar kurrë, pse duhet të përdorni çdo ditë tonikun e fytyrës

Kujdesi per fytyren

Toniku fytyrës është ndoshta një nga produktet më të nënvlerësuara të bukurisë. Megjithatë, është një hap themelor i pastrimit të përditshëm: vetitë e tij shpesh nuk merren parasysh edhe pse mjafton një fshirje e thjeshtë e fytyrës me copë pambuku dhe tonik.

Çfarë është toniku për fytyrën:

I futur mes produkteve që pastrojnë make-up-in, toniku është produkti klasik që aplikohet pas pastruesit dhe para kremit të fytyrës.

Pse quhet tonik? Sepse thjesht tonifikon qëndrueshmërinë e lëkurës dhe PH-në e saj pas pastrimit. Çdo formulim ka një funksion të vetin, por në përgjithësi toniku ndihmon në eliminimin e papastërtive të fundit nga lëkura dhe heqjen e mbetjeve të sapunit. Kur e shpëlani fytyrën nga pastruesi, papastërtitë eliminohen, por lëkura nuk është ende e pastër plotësisht. Ndër agjentët e padukshëm që dëmtojnë lëkurën edhe pas pastrimit, është edhe guri gëlqeror që gjendet në sapun, që i jep fytyrës një pamje të pajetë.

Së fundi, toniku është mbi të gjitha një produkt "zgjidhës i problemeve" që e kthen lëkurën në një gjendje optimale: ribalancon aciditetin epidermik, për të siguruar funksionimin maksimal në hapat e mëposhtëm. Ri-acidifikimi i lëkurës ruan të pandryshuar shkallën e lagështisë së epidermës. Me fjalë të tjera, ju lejon të mbani fytyrën të hidratuar, të butë dhe barrierën hidrolipidike të shëndetshme.

Për të gjitha këto funksione, toniku përgatit lëkurën më mirë për vendosjen e produkteve të mëvonshme, sepse e predispozon atë për një depërtim më të lehtë të përbërësve aktivë të serumeve dhe kremrave.

Si ta përdorni

Në solucionin e lëngshëm, ka një teksturë lehtësisht të absorbueshme dhe është e lehtë për t'u përdorur: mjafton ta aplikoni në një copë pambuku për ta kaluar në fytyrë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje pas pastrimit. Për më tepër, nuk kërkon shpëlarje të mëvonshme me ujë.

Është thelbësore të zgjidhni tonikun e duhur për llojin e lëkurës tuaj. Formulat e tonikëve, megjithëse janë gjithashtu specifike, përmbajnë gjithmonë përbërës që ribalancojnë epidermën. Ndër përbërësit që priren të jenë prezent ka në fakt kamomili qetësues, lajthia astringente dhe livando pastruese.

Lëkura e yndyrshme duhet të ketë një tonik që përmban rreth 5-10% alkool dhe përbërës astringent si thupra, sherebela ose lajthia.Megjithatë, është ndryshe për lëkurën e thatë, për të cilën nuk rekomandohen tonikët alkoolikë të fytyrës në favor të substancave më ushqyese si aloe.Nëse epiderma, nga ana tjetër, është e ndjeshme dhe tenton të skuqet lehtësisht, toniku i duhur është ai qetësues me bazë kamomilin, livandon, trëndafilin, balsamin e limonit.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor