Probleme te perditshme 1 Maj 2022

I bën më shumë keq se mirë organizmit, e keni menduar se ç'ndodh nëse ndaloni së përdoruri antidjersën?

Probleme te perditshme

Pothuajse për këdo prej nesh, përdorimi i antidjersës është një nga hapat më të rëndësishëm të higjienës personale.  Me siguri keni dëgjuar për përqindjen e lartë të alkoolit në përbërje të saj. Por, a e keni menduar se për këtë arsye, përdorimi i antidjersës, në të vërtet ka më shumë anë negative sesa pozitive? Ja çfarë ndodh nëse ndaloni së përdoruri antidjersën.

1. Mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin riprodhues

Kur zgjidhni një antidjersë me siguri zgjidhni atë që ka aromë më të këndshme dhe që qëndron gjatë në lëkurë, për të parandaluar kështu ndjesinë e pakëndshme të djersës. Shpesh ne harrojmë që në përbërje të saj ka shumë substanca që i bëjnë dëm lëkurës dhe shëndetit. Për shembull, phthalates, elementi që bën të mundur efektin e zgjatur të antidjersës, ndikon tek ç’balancimi i hormoneve tuaja. Diçka e tillë rrjedhimisht ndikon edhe tek riprodhimi.

2. Aroma e pakëndshme e trupit zbehet në mënyrë natyrale

Besojeni ose jo, duke hequr antidjersën nga përdorimi, edhe aroma e djersës do të ndihet më pak. Përdorimi i shpeshtë i tij lejon që bakteret të prodhohen dhe shumëfishohen duke e bërë edhe më të fortë aromën e djersës.

3. Ndikon në mikrobiomën natyrale të lëkurës

Ka një larmishmëri mikroorganizmash që jetojnë në lëkurën tuaj dhe një pjesë e mirë e tyre janë të dobishme për shëndetin. Duke përdorur antidjerse për të eliminuar aromat ne dobësojmë mikrobiomën e lëkurës dhe bllokojmë gjëndrat e djersës. Nëse s’mund të hiqni dorë 100% prej saj, zgjidhni produkte që kanë përqindje të ulët të aluminit.

 

4. Ndoshta s’keni nevojë për të aq sa mendoni

 

Shkencëtarët kanë zbuluar se një gjen i quajtur ABCC11 përcakton nëse njerëzit e kanë ose jo substancën përgjegjëse për aromën e pakëndshme të trupit. Një pjesë e mirë njerëzish nuk e kanë, por e përdorin rregullisht pa e ditur që nuk ju duhet! Prandaj e mira është të bëni një provë për disa ditë. Nëse nuk ndjeni asgjë të pakëndshme, duhet të hiqni fiksimin me antidjersën.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor