Ushqimi i ekuilibruar
Sanduiçët me proshutë janë një element kryesor klasik në drekën që prindërit u japin fëmijëve me vete në shkollë. Por, ekspertët duan që mishi i derrit të tërhiqet për shkak të shqetësimeve të kancerit. Ata këshillojnë që pindërit të "heqin proshutën" dhe të zgjedhin opsione më të shëndetshme si mishi i gatuar në shtëpi, djathi dhe humusi.
Faqja e internetit e "Këshillit të Kancerit" tha se kishte prova të një lidhjeje midis mishit të përpunuar dhe rrezikut të kancerit. Konsumimi i tepërt i mishit të përpunuar mund të shkaktojë kancer të zorrëve.
Ekspertët kanë thënë se konsumimi i vetëm 50 g mish të përpunuar në ditë mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrëve me 18 për qind. Kjo statistikë është shqetësuese, me gati një në 10 persona në rrezik të zhvillimit të kancerit të zorrëve deri në moshën 85-vjeçare. Ekspertët rekomanduan gjithashtu shmangien e mishrave të tjerë të përpunuar si hot-dog, sallam dhe proshutë.
Nuk ka prova të mjaftueshme nëse mishi i pulës apo i bardhë është i dëmshëm, megjithëse ngrënia e peshkut mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrëve dhe kancerit të mëlçisë, sipas hulumtimeve.