Femijet 4 Maj 2022

"Pusho, urdhëro telefonin!", Lira Gjika u tërheq vëmendjen prindërve "Po nxisni autizmin virtual te fëmijët"

Femijet

Pediatrja e njohur Lira Gjika është gjithmonë afër prindërve shqiptarë me këshillat e saj të vyera. Së fundmi ajo ka folur për një fenomen shumë të përhapur këto vitet e fundit, përdorimi i telefonit nga fëmijët e mitur. Është kthyer në modë që prindërit t'u ofrojnë mjetet elektronike fëmijëve për t'i qetësuar apo për t'i bindur të hanë, pa ditur se çfarë dëmi po u shkatojnë.

“Prindër, përpiquni që fëmijëve deri në moshën dy vjeç mos t’i përdorni celularin, TV-në apo kompjuterin, qoftë për ta ushqyer apo për të parë përralla e lojëra në të. Por edhe pas moshës dy vjeç duhet kujdes. Përdorimi i mjeteve elektronike deri në  këtë moshë bën vetëm dëm. Përdorimi i mjeteve elektronike, provokon atë që shkencëtarët e quajnë “autizëm virtual”. Fëmija fillon t’i mësojë fjalët dhe të folurën jo më nga njerëzit, pra nëna, babai dhe të afërmit e tjerë, por nga sendi.

Fjala dhe e folura janë “produkte” sociale, ato mësohen dhe zhvillohen nëpërmjet komunikimin njeri me njeri. Kur të rriturit e prishin këtë rregull dhe e lenë fëmijën vetëm me sendet, ai nuk ka rrugë tjetër, mbetet i vetëm në botën virtuale të sendit që flet. Në këto mosha të brishta, ai nuk e zhvillon fjalën dhe të folurën si një marrëdhënie njeri me njeri. Të qëndruarit vazhdimisht me mjetet elektronike, pengojnë te fëmija zhvillimin e të gjitha strukturave që realizojnë procesin e të folurës. E folura është eksperienca dhe eksperimenti më i fuqishëm që e bën njeriun njeri. Kujdes prindër, pa dashur po i gjymtoni fëmijët te e folura”, shkruan Gjika.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor