Pjata kryesore 4 Maj 2022

Merluc në furrë me pure

Pjata kryesore

Nuk është i skuqur dhe nuk është pure patatesh ajo që e shoqëron. Është merluc në furrë me pure nga rrënja e selinosë.

Përbërësit për 4 persona: 1 kg peshk merluc, 1 limon, 5 lugë gjelle galetë (bukë e thermuar), 2,5 lugë çaji pluhur speci të kuq të ëmbël (sweet paprika), 1 lugë çaji kripë, 3-4 thelpinj hudhër e grirë hollë, gjysmë luge çaji borzilok i thatë, vaj ulliri, 1 rrënjë e vogël selinoje (rreth 750 g), gjysmë kokërr qepë e thatë, gjysmë gotë qumësht, 2 lugë gjelle gjalpë, pak piper i zi dhe pak majdanoz.

Përgatitja: Peshqve u heqim kokat dhe e lyejmë me lëngun e limonit. Përziejmë galetën, specin e kuq pluhur, kripën, hudhrën, borzilokun dhe e rrotulojmë peshkun në këtë përzierje sa të lyhet mirë në të gjitha anët edhe nga brenda. E vendosim në tepsi (mund të përdorim edhe letër për pjekje) i hedhim sipër vaj ulliri dhe e pjekim në 200 gradë në furrë për 15-20 minuta.
Rrënjën e selinose e pastrojmë me thikë nga lëkura, e presim në copa të vogla dhe e vendosim të ziejë bashkë me qepën në ujë ku kemi hedhur dhe një lugë të vogël kripë. Kur të ketë zier sa të jetë zbutur mirë, kullojmë mirë ujin. Shtojmë qumështin, gjalpin dhe e bëjmë pure me një grirës dore. E provojmë dhe shtojmë piper të zi të sapo bluar, kripë nëse duhet, dhe pak majdanoz. Ishte hera e parë që e provova këtë lloj pureje. Në fillim vjen e ëmbël dhe në fund të lë një shije paksa të hidhur, por e shoqëruar me peshkun dhe sallatën, hidhërimi nuk ndihej.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor