Orakulli i kuzhinës 6 Maj 2022

Sekreti për makarona të shijshme qëndron te kripa, kur dhe sa duhet të hidhni

Orakulli i kuzhinës

Gatimi i makaronave konsiderohet një nga recetat më të thjeshta, por a e dini ku qëndron sekreti i shijes perfekte? Ndoshta s'jua kishte marrë mendja, por mënyra se si e kriposni ujin e makaraonave luan një rol shumë të rëndësishëm në shijen e pjatës përfundimtare.

Sasia e duhur e kripës

Në përgjithësi duhet të shtoni rreth 1 lugë e gjysëm gjelle kripë për çdo kg makarona dhe duhet të përdorni tre ose katër litra ujë për të zier 1kg makarona. Megjithatë ju mund të eksperimentoni për të gjetur masën e duhur sipas shijes tuaj. Por, sasia e kripës varet edhe nga salca me të cilin do të shoqëroni makaronat. Për shembull, nëse planifikoni të përdorni salcë apo shoqërues të kripur si djathi kaçkavall, jini pak më të rezervuar me kripën.

Kur duhet ta shtoni kripën në ujin e makaronave?

Idealja është që të prisni derisa uji të vlojë. Uji i vluar do të trazojë dhe do të shpërndajë shpejt kripën.

Por nëse preferoni, mund të shtoni kripë edhe kur uji është ende i ftohtë. Nëse e shtoni kripën kur uji është ende i ftohtë, përziejeni ujin në mënyrë që kripa të fillojë të tretet. Dhe meqenëse kripa mund të ketë veti gërryese për disa lloje tenxheresh dhe tiganësh është më mirë të mos e lini të bjeri në në fund të tenxheres tuaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor