Familja / 6 Maj 2022, 16:11

Eleminoni të bardhën, kjo është ngjyra më e përshtatshme për muret e shtëpisë sipas arkitektit

Eleminoni të bardhën, kjo është ngjyra më e

Gjetja e nuancës së duhur të së bardhës mund të jetë një proces i ndërlikuar dhe kërkon shumë kohë. Për këdo që dëshiron të mbajë muret e shtëpisë në ngjyrë neutrale, ekziston një nuancë e veçantë që duhet të zgjedhë. Michael Rolland, një arkitekt i brendshëm flet për tendencat më të fundit.

Michael tha: “Ngjyrat më të njohura të bojës do të jenë gjithmonë më neutralet, si e bardha apo ngjyrë manjole; këto ngjyra janë zgjedhur për ndërtime të reja si standarde dhe janë të përshtatshme për ata që kërkojnë të shesin ose japin me qira një pronë.

“Nuancat e grisë janë gjithashtu jashtëzakonisht të njohura. Personazhe të famshëm si Mrs Hinch, Ruth dhe Eamonn Holmes, Joe Wicks dhe Kylie Jenner kanë treguar të gjitha muret e tyre gri në të kaluarën.

“Grija jep neutralitetin e dëshiruar që shumica e njerëzve duan, por i jep më shumë karakter dhe ngrohtësi një hapësire. Është gjithashtu një nuancë që përfiton nga kombinimi i lehtë me ngjyra të tjera, qoftë në mure apo përmes aksesorëve.

"Megjithatë, gjatë viteve të fundit, ngjyra të tjera janë rritur në popullaritet", - shtoi eksperti i bojës. Sherebela, ulliri, myshku, smeraldi dhe jeshilja pyjore janë bërë të gjitha të preferuarat e ambienteve të brendshme, veçanërisht nuancat më të errëta për dhomat e ndenjes dhe ato më të lehta për kuzhinën dhe ambientet e ngrënies.

"Praktikisht,  e bardha nuk është për shijen e të gjithëve. Mund të ketë një ndjesi klinike që mund ta bëjë shtëpinë të ndihet e ftohtë dhe jomikpritëse. Ata që preferojnë një gamë neutrale, në vend të kësaj duhet të zgjedhin një ton më të ngrohtë si grija, e cila është më e ngrohtë, por gjithsesi më neutrale sesa ngjyra bezhë".

Horoskop