Kujdesi per trupin 8 Maj 2022

5 mënyra natyrale si të parandaloni fërkimin dhe irritimin e kofshëve kur vishni fustane

Kujdesi per trupin

Shumë femra i gëzohen pranverës dhe verës prej fustaneve , fundeve e veshjeve të freskëta, ndërkohë që shumë të tjera nuk heqin dorë nga pantallonat gjatë ditëve të ngrohta pasi kanë probleme me fërkimin e kofshëve. Kur temperaturat janë të larta, trupi djersitet e lëkura fërkohet me veshjet dhe ndodh që kjo e fundit të irritohet e të skuqet. Për të shmangur fërkimin e kofshëve dhe acarimin e kësaj pjese të trupit lexoni më poshtë këshillat e Living.

1.Lyejeni pjesën e brendshme të kofshëve me krem bebesh.
2. Aplikoni antidjersë në pjesët ku lëkura ju fërkohet më së shumti pasi në këtë mënyra lëkura nuk do t’ju djersitet.
3. Vaji i kokosit hidraton lëkurën tuaj e ka gjithashtu veti antibakteriale që mund të ndihmojnë në parandalimin e krijimit të baktereve nga djersa dhe papastërtia, kështu që lyeni kofshët me to.

4. Provoni t’i lyeni kofshët me xhelin e aloe verës dhe gjatë gjithë pranverës dhe verës nuk do t’i ndani fustanet e fundet nga trupi. Lëkura juaj do të jetë e bute dhe nuk do të acarohet nga djersa apo fërkimi.

5. Aplikoni pudër bebeje. Këtë gjë mund ta përdorni edhe për të parandaluar irritimet e lëkurës, por edhe për të qetësuar lëkurën nëse ju është skuqur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor