Foto/Britney Spears shfaqet nudo nga pushimet e fundit
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Kjo javë do të jetë tipike e stinës në të cilën ndodhemi, ku do të kemi mot kryesisht me diell. Sipas parashikimeve të motit, javën e ardhshme do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave krahasuar me javën që lamë pas. Në këtë mënyrë dita e Hënë parashikohet me kthjellime si dhe vranësirat kalimtare hera-herës të dendura nga orët e mesditës në ato të pasdites. Reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve të larta malore.
Për ditën e martë pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura. Reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive përgjatë vargmaleve ndërsa zonat përreth tyre reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.
Dita e Mërkurë parashikohet me mot kryesisht të kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare në mesditë dhe pasdite. Reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive përgjatë vargmaleve ndërsa zonat përreth tyre reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.
Orët me diell më shumë parashikohen për ditën e Enjte. Mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore. Java mbyllet me ditën e premte ndërsa moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore dhe vijën bregdetare. Në zonat lindore mot me vranësira të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet në këto zona në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...