Aktualitet 10 Maj 2022

Për herë të parë, gjuha shqipe futet si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit

Aktualitet

Studentët e Universitetit të Harvardit do të kenë mundësi të zgjedhin të studiojnë edhe gjuhën shqipe. Lajmin e kë bërë të ditur Faton Limani, administrator pranë Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Harvard.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, shkruan ai.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor