Pjata kryesore
Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha
PËRBËRËSIT: 1 fileto tul mish derri, 1 kupë arra të grira, 1 lugë gjelle hudhër e grirë, 1 lugë gjelle paprika, 1 lugë gjelle chilli, 1 lugë gjelle cumin (qimnon), kripë dhe piper
PËRGATITJA: Tulin e mishit e pastrojmë nga dhjami i tepërt. I largojmë lagështirën me letër kuzhine. Në një tas bashkojmë erëzat dhe arrat dhe me këtë masë veshim tulin e mishit duke e ngjeshur pakëz me duar. E mbështjellim masën me letër kushine dhe e pjekim në furrë të prangrohur në temperaturë 180⁰-200⁰C për 20-30 minuta. E hapim letrën dhe i japim një faqe për disa minuta shtesë ( nëse keni termometër për mishin, temperatura e brendshme duhet të jetë afërsisbt 60⁰C). Ju bëftë mirë!