Guide per shendetin 11 Maj 2022

Si të dallojmë një nishan kancerogjen, kur njollat në lëkurë janë të rrezikshme

Guide per shendetin

Nga ana shkencore, një nishan është thjesht një hiperproliferim i grupeve qelizore normalisht të pranishme në lëkurë (melanocitet e famshme, të njohura për prodhimin e melaninës, substanca që i jep ngjyrë lëkurës). Këto grupe të melanociteve grumbullohen në lëkurë, duke krijuar pika apo njolla të vogla kafe në forma dhe madhësi të ndryshme, të njohura si nishane. Jo rrallëherë kanceri i lëkurës ka si zanafillë këto nishane, ndaj duhet të jeni të kujdessëhm të vëzhgoni këta të fundit për të parë nëse pamja e tyre ka ndryshuar apo jo.

Si të dallojmë sa më shpejt kancerin e lëkurës?

1. Kryesisht identifikimi i parë bëhet me vetëekzaminimin e lëkurës. Përdoret metoda “ABCD” për të parë zhvillimin e nishanit. Kontrolloni nishanet tuaj çdo muaj duke treguar vëmendje ndaj ndryshime.

ASIMETRI: kur gjysma e nishanit nuk është e barabartë me gjysmën tjetër.

KONTURET: kur anët e nishanit nuk janë të rregullta.

NGJYRA: kur ngjyra e nishanit nuk është uniforme.

DIAMETRI: kur përmasat e nishanit janë mbi 6 mm.

2. Anëtarët e tjerë të familjes mund t’ju ndihmojnë për të parë pjesët që e keni të vështirë t’i kontrolloni vetë (shpina).

3.Shkoni te mjeku specialist. Bëni kontroll për kancerin e lëkurës nga mjeku dermatolog, një herë në vit, për të mbajtur nën kontroll zhvillimin e nishanit dhe për të bërë dallimin e hershëm të nishaneve malinje. Kontrolli i rregullt me dermatoskopi i nishaneve nga mjeku specialist, ndihmon në zbulimin e hershëm dhe përmirësimin e diagnozës.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor