Kuriozitete 11 Maj 2022

Kushtojnë gati 2000 dollarë, a do të guxonit t'i vishnit atletet e reja të Balenciagës?

Kuriozitete

Produkti më i ri i markës "Balenciaga" i ka lënë të gjithë "pa frymë", për shkak të modelit të tyre.”Paris Sneaker” janë atletet më të reja të kompanisë, por ndryshe nga atletet e mëparshme që kanë patur pamje tërheqëse, fine apo moderne, këto atlete ngjasojnë si atlete të përdorura me shenja gërvishtjesh dhe balte.

“Paris Sneaks” ose ndryshe atletet e Parisit janë prodhuar vetëm 100 palë, çmimi i të cilave është 1850 dollarë. Këto atlete të markës së “Balenciagës që mbas daljes së parë kanë shkaktuar reagime të menjëherëshme në rrjete sociale.

Disa nga komentet e shumta të njerëzve kanë qënë se kompania “Balenciaga” ka dashur të bëjë një eksperiment social me njerëzit ku mesazhi ishte i qartë.Njerëzit pavarsisht gjithçkaje do duan ti veshin, mjafton që përfaqëson një markë luksoze dhe të shtrenjtë.

Atletet “Paris Sneaks” vijnë në 3 ngjyra e kuqe, e bardhë e zezë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor