Ushqimi i ekuilibruar 11 Maj 2022

Kujdes me konsumimin e këtyre ushqimeve nëse vuani nga ankthi

Ushqimi i ekuilibruar

Duke qenë se një numër në rritje i njerëzve po raportojnë se vuajnë nga një formë ankthi, është e qartë se një gjendje e tillë shkaktohet nga stimuj të shumtë. Shpesh nuk jemi as të vetëdijshëm se ushqimet dhe pijet që konsumojmë çdo ditë mund të shkaktojnë probleme të tilla. Lëngjet e frutave plot sheqer, alkooli dhe mielli i bardhë janë disa prej tyre.

Ju mund të mendoni se po qëndroni të shëndetshëm nëse pini sasi të mëdha lëngjesh frutash, por përmbajtja e lartë e sheqerit në këto pije do të thotë që ndjeni një vrull energjie në një periudhë të shkurtër kohe, por niveli i saj do të bjerë shumë shpejt.

Ekspertët sugjerojnë konsumimin e frutave të plota dhe ujit. Gjithashtu, ndoshta keni dëgjuar se alkooli mund të ndryshojë oraret tuaja të gjumit, por mungesa e gjumit të mjaftueshëm lidhet gjithashtu drejtpërdrejt me ndjesinë e ankthit. Në disa situata, një ose dy pije do t’ju ndihmojnë të qetësoheni ose të relaksoheni, por teprimi me to çon në pasoja të nesërmen, e shoqëruar sërish me ankth.

Një tjetër lloj pije që mund të çojë në ndjesi ankthi janë pijet e gazuara dhe disa shpesh përdorin versione dietike, duke menduar se është një opsion i shëndetshëm dhe i sigurt.Nëse merrni pije të gazuara dietike, e privoni trupin tuaj nga konsumimi i sasive të mëdha të kalorive, por këto pije përmbajnë kafeinë, e cila mund të rrisë ndjesinëe ankthit.

Buka e bardhë është një nga ushqimet në listën e atyre me të cilat duhet të jeni të kujdesshëm nëse jeni të prirë për humor të keq.Sigurisht, të gjitha këto ushqime janë të mira nëse konsumohen herë pas here nga njerëz të shëndetshëm. Megjithatë, njerëzit që janë të prirur ndaj ankthit duhet të jenë të kujdesshëm sepse konsumimi më i madh i ushqimeve të tilla mund të jetë një shkas për gjendjen e tyre.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor