Kuriozitete 12 Maj 2022

Pse njerëzit bien më lehtë në dashuri gjatë pranverës?

Kuriozitete

Për shumëkënd pranvera është periudha më romantike e vitit, lulet çelin, moti ngrohet dhe jeta gjallërohet. Por bashkë me këtë zgjim nga dimri lindin dhe gjallohen edhe disa dëshira të tjera tek njeriu.

Sipas neuroshkencëtares Helen Fischer, profesoreshë në Universitetin Rutgers dhe autore e pesë librave mbi dashurinë, njerëzit dashurohen më shumë në pranverë për shkak të hormonit dopamine. Sipas saj, reagimi i dopaminës nxitet nga shfaqja e gjërave të reja dhe pranvera është një stinë plot risi.

Sapo vjen moti i bukur dhe i ngrohtë, truri bëhet një “fabrikë” dopamine, duke iu kthyer në një romantik të pandreqshëm.
“Ka shumë më tepër ngjyra rreth jush, aroma të reja, njerëz të rinj. Pra, ka shumë stimulues të rinj që lëvizin trurin dhe rrisin nivelet e dopaminës dhe ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj dashurisë”, tha ajo.

Fischer shton se dopamina është një kimikat natyral që truri e përdor për t’ju bërë të dëshironi gjëra. Në dashuri përfshihen edhe sisteme të tjera, por kur bëhet fjalë për dëshirën për dashuri të re, fajtori kryesor është dopamina dhe pikërisht për këtë, njeriu është më i prirur për t’u dashuruar në pranverë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor