Kuriozitete 13 Maj 2022

E premte 13: Dita që konsiderohet e pafat, i "trembet" edhe shkenca e mjekësisë

Kuriozitete

Ka shumë besëtytni rreth numrit 13, që e konsiderojnë atë një numër të pafat. Referuar një artikulli nga "National Geographic", në disa kultura anglo-saksone e premtja e datës 13-të shihet si një ditë e pafat.

Origjina e këtij besimi daton që nga lindja e krishterimit dhe lidhet me ngjarje të ndryshme historike që kanë ndodhur në botë. Një nga episodet më të rëndësishme historike që lidhet me këtë besëtytni është kryqëzimi i Krishtit, duke qenë Juda, i cili e tradhtoi atë, dishepullin e 13-të. Për më tepër, sipas shkrimeve biblike, Jezusi u kryqëzua një ditë pas Darkës së Fundit, domethënë të premten, datë që përkujtohet gjatë Javës së Shenjtë.

Për ngjarje të tjera që lidhen me këtë datë, klikoni këtu.

Sipas një studimi në Medical Journal , të cituar nga National Geographic, kjo besëtytni madje është marrë në konsideratë nga studiuesit në mjekësi. Si rezultat i kësaj pune, u zbulua se midis viteve 1989 dhe 1992, në një rajon britanik, aksidentet e trafikut u rritën me 52% të premten më 13.

Në çdo rast, pavarësisht nëse është e vërtetë apo jo, në disa kultura, si ajo ekuadoriane, ndahen disa rekomandime për atë datë. Sipas Calendarr, është më mirë të shmangni pastrimin apo përdorimin e fshesës në atë ditë, gjithashtu nuk këshillohet të qëndroni apo të kaloni nën shkallë, aq më pak nuk konsiderohet dita e duhur për të nisur një projekt të madh.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor