Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vrasja e Caroline Crouch një vit më parë nga bashkëshorti i saj tronditi gjithë opinionin publik një vit më parë, mirëpo vrasësi piloti Babis Anagnostopoulos nuk është aq i urryer nga të gjithë. Media greke Protothema tregon se një grua i ka dërguar një letër pilotit.
Një grua misterioze, pa asnjë lidhje familjare me të është shfaqur që në momentin e parë të gjyqit ndaj Anagnostopoulos, pranë të akuzuarit për vrasje, ndërsa nuk i ka kursyer deklaratat televizive ku shprehte tërheqjen që ndjente për të. Njëkohësisht ajo shton se “brenda saj e ka falur krimin që ka bërë”.
“Për shkak se një vit më parë jam vënë në dijeni për këtë rast të madh të vrasjes, unë e kam marrë seriozisht këtë çështje. Unë jam një tifoze, një mbështetëse dhe fanse e tij. Për të qenë e qartë, nuk ka asnjë justifikim për atë që bëri, vrasjen, por ajo që më bëri përshtypje te Babis është se ai është një personalitet i ëmbël. Luan rol pamja e tij, personaliteti i tij, gjithë prezantimi i tij. Cila grua nuk do të ndjehej e tërhequr nga ai, jo vetëm unë por çdo grua do të dashurohej me të", tha ajo.
Më tej ajo shtoi se i ka shkrua një letër 33-vjeçarit duke i dhënë kurajo dhe duke i treguar se ajo e mbështet atë dhe pret që ai të lirohet në shkallën e dytë të gjykimit.
“I kam shkruar një letër, në një nivel thjesht njerëzor, nuk ka karakter erotik. I shkruaj se është për të ardhur keq që gjithçka ndodhi dhe se ai nuk kishte asnjë qëllim të keq, nuk kishte planifikuar të vriste Caroline. I them të ketë guxim, të qëndrojë i fortë në burg. Në lidhje me faljen e tij besoj se i bindi gjyqtarët. Do të jem sërish këtu të hënën kur të merret një vendim. Personalisht, unë në vetvete e kam falur. Kam frikë mos e dënojnë përjetë, maksimumi për mua do të ishte të rrinte 15 vjet dhe në shkallën e dytë të dilte,”-shtoi ajo.
Kjo sjellje njihet edhe si “Hibristofilia”, e cila është një gjendje e njohur psikiatrike në të cilën një person, zakonisht një grua, përjeton dëshirë të fortë për një burrë të njohur për krime që shoqëria i konsideron të neveritshme. Raste të tilla janë raportuar dhe në SHBA, ku mijëra letra u dërgoheshin vrasësve serial ku disa prej tyre madje dhe u martuan me to edhe pse e dinin që ishin të dënuar përjetë për krimet makabre që kishin bërë. Madje po në SHBA ekziston dhe një aplikacion ‘ërite to a prisoner’ ku çdo personi i jepet mundësia që t’i shkruajë një të burgosuri.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...