Probleme te perditshme 13 Maj 2022

5 përdorime të përditshme të shkumës së rrojës që s'jua kishte marrë mendja

Probleme te perditshme

A e dini se shkuma e rrojës nuk ka vetëm funksionin për të cilin e përdorim në përditshmërinë tonë? Ajo përbëhet nga një përzierje elementësh që hidratojnë dhe zbusin lëkurën e ndjeshme si lanolina dhe acidi stearik. Shkuma e rrojes është e butë për lëkurën, por gjithashtu gjen edhe disa përdorime të tjera.

1. Pasi keni bërë dush, pasqyrat në banjë mbulohen me avull. Shkuma e rrojes funksionon më së miri për ta pastruar.

2. Nëse përzieni shkumën e rrojës me ngjyrues ushqimorë, mund të krijoni bojëra për fëmijët tuaj. Ata mund të zhysin duart në to e të pikturojnë dhe ju keni shmangur kështu shqetësimin e kimikateve.

3. Nëse ju bëhen pis tapetët ose rrugicat në shtëpi, mjafton ta mbuloni njollën me shkumë rroje dhe ta lini për 10-15 minuta. Më pas përthitheni me leckë të lagur.

4. Shkuma e rrojës ka gjithashtu aftësinë t'u rikthejë shkëlqimin bizhuterive të vjetra. Fërkojini bizhutë me shkumë rroje, pastaj shpëlajini me ujë.

5. Nëse ju bie kafja te këpucët kamosh, apo ato kanë njolla të tjera të vjetra, shkuma e rrojës është zgjidhje shumë e mirë në rast se nuk keni pastrues kamoshi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor