Shëndeti i gruas 13 Maj 2022

3 shkaqet kryesore të thatësisë vaginale, një prej problemeve më të vështira në jetën seksuale të një gruaje

Shëndeti i gruas

Thatësia vaginale është një problem i zakonshëm për të cilën shumë gra e kanë të turpshme që të flasin. Studimet kanë treguar se 4 nga 10 gra vuajnë nga ky problem, që mund të çojë në dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe vështirësi për të arritur orgazmën.Përveç kësaj, thatësia vaginale mund të çojë në nevojë për të urinuar më shpesh dhe ripërsëritje të infeksioneve urinare. Më poshtë do të gjeni 6 shkaqet kryesore që çojnë në thatësi vaginale tek gratë dhe çfarë mund të bëni për t’i shmangur ato.

Menopauza: Rreth gjysma e grave që janë në fazën e menopauzës preken nga thatësia vaginale. Ky ndryshim shkakton rënie të niveleve të estrogjenit,
së bashku me nivelet e hormoneve të tjera steroidale, duke shkaktuar kështu parehati gjatë marrëdhënieve seksuale. Rënia e niveleve të këtyre hormoneve bën që indet vaginale të jenë më të holla më të thata, më pak elastike dhe më delikat. Çfarë duhet të bëni: Përdorni zbutës dhe lubrifikant vaginal me bazë silikonin ose një trajtim me estrogjen, nëse jeni në fazën e menopauzës.

Kontraceptivët: Këto pilula janë një nga shkaqet kryesore të thatësisë vaginale tek të rejat. Ato prishin balancën e niveleve të estrogjenit dhe testosteronit, hormone shumë të rëndësishme për shëndetin e vagjinës. Çfarë duhet të bëni: Nëse dyshoni se pilulat për kontrollin e lindjeve po ju shkaktojnë tharje vaginale, flisni me mjekun. Ai mund t’ju japë një dozë më të lartë të hormoneve.

Lindja e fëmijës dhe ushqyerja me gji: Nivelet e estrogjenit mund të ulen përkohësisht pas lindjes së fëmijës, prandaj shkaktohet edhe thatësia vaginale. Pastaj ushqyerja me gji rrit nivelet e hormonit prolaktinë, që ndihmon në prodhimin e qumështit të gjirit por nga ana tjetër ul nivelet e
estrogjenit dhe testosteronit. Çfarë duhet të bëni: Së pari, mos hiqni dorë nga ushqyerja me gji fëmijës. Pastaj mund të përdorni zbutës vaginal apo lubrifikant me bazë uji për të shmangur thatësinë vaginale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor