Keshilla bukurie 14 Maj 2022

Edhe princeshë Diana kishte sekretet e saj, për t'u dukur gjithmonë e përsosur ajo ndiqte këto rregulla

Keshilla bukurie

"Ajo e kuptoi shumë herët fuqinë e grimit dhe të një modeli të bukur flokësh, për këtë arsye kërkonte gjithmonë që të dukej e përsosur dhe të ishte në lartësinë e duhur të eventeve ku merrte pjesë" kështu është shprehur grimierja personale e lady Dianës, Mary Greenwell. Së fundmi, ajo ka treguar disa sekrete bukurie që e ndihmonin princeshën britanike të dukej gjithmonë e bukur dhe e fisme, sekrete këto të cilat do i zbulojmë më poshtë.

1.I kushtonte rëndësi kujdesit të lëkurës: Ndonëse princeshë Diana kishte një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme nga natyra, sipas Mary-t ajo i kushtonte shumë rëndësi rutinës së kujdesit të lëkurës, që përfshinte: tonikun, hidratuesin, serumin dhe kremin kundër diellit.

2. Nuk përdorte kurrë laps/rimel me ngjyrën e saj të syve: "I pëlqente të luante me grimin, por pa e tepruar. Ruante thjeshtësinë dhe etikën sipas rastit. Adhuronte t’i theksonte sytë e saj dhe vendoste pafund rimel dhe laps blu"-ka treguar Mary, ngjyrë kjo që lidhet përjetësisht me imazhin e Dianës.

3.I kushtonte gjithmonë rëndësi vetullave: Vetullat janë kornizë e fytyrës dhe Diana nuk dilte asnjëherë pa i lyer këto të fundit, apo pa aplikuar bojë një herë në kaq kohë.

4.Nuk abuzonte kurrë: "Pasi fillova të punoja me të, kuptova që Diana bënte gjithçka me masë" "Ajo nuk konsumonte alkool apo cigare dhe kurrë nuk e tepronte me të ëmblat apo çdo gjë tjetër që mund të ndikojë në cilësinë e lëkurës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor