A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Koha e përgatitjes -15 minuta
Koha e pjekjes -20 minuta
PËRBËRËSIT për një tavë drejtkëndëshe 23x20 cm: 350 g çokollatë e zezë, e grirë në thërrime të vogla, 160 g sheqer,, 160 g gjalpë, 80 g miell Tip 00
4 vezë, një majë thike kripë, 6 lugë Mascarpone ose pana për ëmbëlsira, ose 3 lugë panna e 3 lugë Mascarpone, 200 g fruta pylli të freskëta ose të ngrira.
PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Shkrijmë çokollatën në një tenxhere në banjëmari. E heqim nga zjarri dhe shtojmë gjalpin të prerë në kubikë, sheqerin, kripën, vezët, miellin dhe i përziejmë me shpejtësi me rrahësen e vezëve me dorë. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë
e miell, trashësia e të cilit duhet të jetë jo më shumë se 3 cm. E pjekim për 20 minuta; brenda duhet të ngelet pak i lagësht. Më pas e lëmë të ftohet mirë përpara se të shpërndajmë kremin. Pak para se ta shërbejmë përgatisim kremin: përziejmë mirë me pirun Mascarpone-n që të bëhet më kremoz dhe e shpërndajmë me lugë mbi brownie, i vëmë përsipër disa fruta pylli dhe e spërkasim me pak sheqer pluhur. Nëse do të përdorni pana dhe Mascarpone i rrahim të dyja me rrahësen elektrike, derisa të bëhen si krem.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...