Aktualitet 14 Maj 2022

Nuk ia doli dot, ndahet nga jeta pedagogia dhe deputetja e njohur Edlira Haxhiymeri

Aktualitet

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, pedagogia e njohur, Edlira Haxhiymeri është ndarë nga jeta. Ajo vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.  Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur i biri, Endrit Yzeiraj, duke treguar se Haxhiymeri po vuante prej 5 vitesh nga sëmundja e rëndë. 

POSTIMI I DJALIT

"Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë. Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj. Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000."

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor