Kujdesi per trupin 15 Maj 2022

Nuk vishni dot kanotiere për shkak të sqetullave të errëta, me këto 2 metoda do të shpëtoni prej tyre

Kujdesi per trupin

Përdorimi i deodorantëve të gabuar, djersitja e tepërt, çrregullimet, diabeti dhe depilimi janë disa nga shkaktarët kryesorë që çojnë në shfaqjen e njollave të errëta nën sqetulla. Living ju njeh me disa trajtime natyrale që do i japin fund këtij problemi aspak estetik:

• Limoni: Lëngu i limonit heq qelizat e vdekura që gjenden në sqetulla si dhe i zbardh ato. Vendosni direkt në lëkurë disa feta limoni ose lyeni njollat me lëngun e tij. Kujdes: Nuk duhet të ekspozoheni në diell për të paktën 1 orë nga trajtimi pasi mund të keni irritim të lëkurës. Ky trajtim duhet përsëritur 2-3 herë në javë për të arritur rezultate sa më të shpejta.

• Uji i oksigjenuar dhe vaj kokosi: Vitamina E që gjendet në vajin e arrës së koksit ka efekt hidratues për lëkurën delikate të sqetullave, ndërsa uji i oksigjenuar  do të zbardhë sqetullat dhe do u rikthejë atyre tonin e tyre natyral. Bashkojini këta dy produkte dhe masazhoni sqetullat për 15-20 minuta me anë të një tamponi pambuku. Ky trajtim duhet përsëritur para se të flini, në mënyrë që të veprojë gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes lajini sqetullat me ujë të rrjedhshëm.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor