Guide per shendetin 15 Maj 2022

Ushtroni presion në këto pika për të ndalur dhimbjen në shumë pjesë të trupit, do të befasoheni nga rezultatet

Guide per shendetin

Refleksologjia është një fushë e mjekësisë që lehtëson dhimbjet duke shtypur disa vende të trupit. Është një metodë veçanërisht e përshtatshme për aplikim në vesh, sepse aty gjenden shumë nga mbaresat nervore. Me ndihmën e një kapëseje, e cila ushtron presion mbi një nerv specifik, mund të largoni sikletin ose dhimbjen. Duke shtypur në pika të caktuara, dhimbja në pjesë të caktuara të trupit mund të qetësohet. Nëpërmjet këtyre gjashtë pikave veshi lidhet me të gjitha pjesët e trupit:

1. Shpatullat dhe shpina

Pjesa e sipërme e veshit është e lidhur me shpinën dhe shpatullat. Mbajeni një kapëse për 60 sekonda dhe në këtë mënyrë do të largoni tensionin dhe do të reduktoni dhimbjen. Për rezultate optimale, procedura duhet të përsëritet disa herë në ditë.

2. Organet

Kjo pikë është e lidhur me të gjitha organet e trupit. Madje edhe një masazh i lehtë me gishta mund të ndihmojë. Megjithatë, nëse vërtet keni dhimbje të brendshme, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

3. Nyjet

Pjesa e sipërme e mesme e veshit u përket nyjeve. Për të ndaluar dhimbjes e krahëve dhe këmbëve, një kapëse është shpëtim. Nëse keni dhimbje kronike, ndoshta një mjek është zgjidhja më e mirë!

4. Sinuset dhe fyti

Kjo pjesë e poshtme e veshit është e lidhur me sinuset paranazale dhe fytin. Kur është ftohtë ose keni një infeksion të sinusit, një kapëse mund të bëjë mrekulli.

5. Tretja

Kjo është pika që lidhet me tretjen. Dhimbjet ose ngërçet e barkut mund të reduktohen apo edhe të eliminohen plotësisht. Madje, metoda mund të aplikohet edhe si një mënyrë parandaluese…

6. Koka dhe zemra

Veshi është i lidhur me dy pjesët më të rëndësishme të trupit: kokën dhe zemrën. Dhimbjet e kokës ose problemet e zemrës mund të reduktohen nëse vendosni një kapëse në këtë vend, ose e masazhoni me gishta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor