Astroliving 17 Maj 2022

Kaq e pati beqaria, këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të gjejnë dashurinë gjatë qershorit

Astroliving

Në qoftë se maji ju gjeti "single", edhe pse më mirë vetëm sesa i,e tradhtuar, duket se qershori do t’u japë zgjidhje një herë e mirë të gjitha problemeve të zemrës. Këtë nuk e themi ne, por yjet që kanë parashikuar histori të reja dashurie në horizont për 3 shenjat e mëposhtme. Kështu që merrni laps e letër dhe mbani shënime, pasi muajin tjetër ju presin surpriza emocionuese.

1.DASHI: Të lindurit në shenjën e parë të horoskopit pritet të kenë një qershor sa më intensiv për sa i përket çështjeve sentimentale. Do të ndiheni gjithë kohës të mikluar dhe joshur nga personat që ju rrethojnë, si dhe më në fund do të mund të gjeni atë që kërkonit prej kohësh. 

2.LUANI: Yjet dinë gjithçka, megjithatë në rastin e kësaj shenje duhet të falënderoni planetet për ndryshimet e reja në jetën tuaj në çift. Bashkëpunimi i Diellit, planetit udhëheqës të Luanit, me Saturnin dhe Marsin do t’ju ndihmojë që të gjeni më në fund dashurinë e vërtetë. Të gjithë ata që kanë dalë nga një marrëdhënie afatgjatë nuk duhet të frikësohen nga rreziku i dështimit, apo të mos qenit në lartësinë e duhur për të provuar emocione të reja. Kjo është një sfidë që do ta kaloni me sukse. Gjysma e parë e qershorit do të shoqërohet kryesisht me flirtime dhe ndjesi sporadike, kurse fundi i muajit është ajo periudhë që do t’ju të bëjë të ndieni sërish fluturat në stomak. Shijojeni!

3.PESHQIT: Peshqit janë një ndër shenjat më të ndjeshme të zodiakut. Janë vazhdimisht në kërkim të emocioneve të reja, atyre emocioneve që të trondisin qenien, mirëpo maji nuk është treguar aq bujare me ta. Mos u pezmatoni, ju pret një qershor i mbushur me njohje të reja. Në ndryshim nga lidhjet e mëparshme, marrëdhënia e re do të ngjizet edhe nga një kimi intelektuale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor