Pjata kryesore 17 Maj 2022

Qofte me lulelakër dhe djathë dhie

Pjata kryesore

Një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe plot shije. Unë kam sjellë mënyrën si e përgatiste gjyshja ime, por ka dhe mënyra të tjera për t’i gatuar ato. Kjo recetë gjithashtu është shumë e këndëshme edhe për fëmijët, pasi shija e fortë e lulelakrës humbet në qofte.

Përbërësit: 1 lulelakër, 2 vezë, 1/2 filxhan bukë e bluar (galetë), bishta qepësh të njoma, 200 g djathë feta ose dhie, pak kripë, piper, kopër dhe majdanoz.

Përgatitja: Lulelakrën e pastrojmë, e presim në pjesë më të vogla dhe i japim një valë. Pasi luelakra është zbutur pak, kujdes jo e zbutur shumë që të lëshojë ujë, e kullojmë mirë dhe me ndihmën e shtypëses së patates apo pirunit e shtypim në një enë te madhe. Hedhim gjithë përbërësit e mësipërm, djathin e copëtuar dhe e ngjeshim mirë me duar. E lejmë gjysëm ore dhe më pas i skuqim në zjarre mesatar duke i dhënë formën rrumbullake dhe i lyejmë me pak miell.

Kujdes: Nëse lulelakrën e shikoni që e keni zier më shumë seç duhet, dhe ju lëshon ujë, vendoseni në kullëse që uji i tepërt të kullojë. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor