Showbiz 18 Maj 2022

I la të gjitha pa fjalë, presidentja Vjosa Osmani duket magjepsëse me look-un e ri

Showbiz

Mbrëmjen e së hënës, stilisti i njohur Valdrin Sahiti, prezantoi koleksionin e tij të fundit "Call me Zote" në një event të jashtëzakonshëm që bëri bashkë shumë prej personazheve VIP në vend. Ashtu si në koleksionet paraardhëse Sahiti, një nga emrat më të rëndësishëm të industrisë së modës në Kosovë dhe më gjerë, na mahniti me fustanet e tij që presim t’ua shohim të veshur vajzave më të famshme në botë.

Pjesë e kësaj mbrëmjeje festive ishte edhe presidentja e Kosovës, zonja Vjosa Osmani, e cila i la të gjithë pa fjalë me pamjen e saj të re. Ajo kishte veshur me një këmishë të bardhë dhe një fund të zi të ngushtë, që i theksonte linjat e reja trupore, plotësuar me një grim pak më të theksuar se zakonisht dhe flokët me onde.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SELLMA KASUMOVIQ (@sellmakasumoviq)

Presidentja ishte ulur në rrjeshtin e parë. Afër saj ndodhej mamaja e stilistit të famshëm, bashkëshortja e tij Edita dhe vogëlushja e tyre, Bella. Kujtojmë se pjesë e këtij eventi ishin emrat e njohur si Bora Zemani, Donald Veshaj, Era dhe Nora Istrefi, Ylli Limani, Elvana Gjata e shumë të tjerë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor