Shendeti 18 Maj 2022

Iu mbushën mushkëritë me ujë, 22- vjeçarja ndërron jetë pasi bëri operacion për heqjen e dhjamit

Shendeti

Aktorja Chethana Raj ka ndërruar jetë pasi iu nënshtrua një operacioni plastik për heqjen e dhjamit. Familjarët e 22-vjeçares kanë denoncuar klinikën ku ajo kreu ndërhyrjen kirugjikale.

Sipas burimeve, Chethana bëri operacionin plastik në Qendrën Kozmetike Shetty, por pasi pati ndërlikime, u transferua në spitalin Kaade. Por ajo vdiq menjëherë pasi mushkëritë e saj ishin mbushur me ujë dhe nuk mund të merrte frymë, njftoi policia.

“Vajza më kërkoi leje për t’iu nënshtruar një operacioni për heqjen e dhjamit. Nuk i dhashë leje, i thashë se një operacion i tillë nuk ishte i nevojshëm. Por ajo e bëri operacionin dhe vdiq për shkak të neglizhencës”, tha babai i aktores, Govind. Më pas vazhdoi: “Si mundet që klinika bëri operacionin pa marrë pëlqimin e prindërve apo kujdestarëve të pacientit?”

Ndërkohë, spitali Kaade paraqiti një raport në polici ku pretendoi se mjekët e Qendrës Kozmetike Shetty kërcënuan stafin e tyre. “Rreth orës 17:30 të së hënës, një mjek i quajtur Melvin, i cili është anestezist, hyri në spitalin Kaade me një paciente e cila nuk reagonte duke shpërfillur të gjitha protokollet e spitalit dhe kërcënoi sigurinë dhe e futi pacienten direkt në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU). Ai u tha mjekëve që ta trajtonin pacienten dhe u tha se kishte pësuar një arrest kardiak”, - thuhet në deklaratë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor