Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Pritja ka mbaruar. Festivali i Kanës ka nisur zyrtarisht mbrëmë! Tapeti i kuq i Festivalit të Filmit në Kanë 2022 më në fund është inauguruar nga yjet. Ky është një lajm i mirë për të gjithë të dashuruarit pas modës.
Nga dje 17 maj e deri në 28 maj, për çdo mbrëmje vipat do të parakalojnë në tapetin e kuq. Ky është një nga eventet më të rëndësishëm jo vetëm në botën e kinematografisë, por edhe atë të modës. Aktoret dhe yjet e filmit parakaluan në Croisette me fustane të gjatë, eksperimente me materiale transparente apo me nuanca të theksuara, duke u konfirmuar si ikona të stilit të pashembullt.
Siç ndodh me Met Gala, apo Oscars, edhe në Tapetin e Kuq të Kanës 2022, mund të parashikohet se cilat do të jenë tendencat që do të shënjojnë të gjitha mbrëmjet. Për debutimin kishte shumë aktore, përfshirë Julienne Moore, e cila u fokusua tek e zeza klasike, duke luajtur me vëllimet dhe pëlhurat e çmuara.
Në kontrast të përsosur ka nga ato që, si Cara Dour apo Eye Haidara, nuk kishin frikë të guxonin me veshjet fuchsia dhe jeshile. Nuk kanë munguar as këtë vit fustanet prej tyli, të cilët të famshmit i pëlqejnë aq shumë. Edhe pse për këtë edicion fokusi i modës duket se është një tjetër: dekolteja.
Ja si i ka renditur Vogue të veshurat më bukur të natës së parë:
Rebecca Hall
Deepika Padukone dhe Noomi Rapace
Julianne Moore
Lori Harvey
Eva Longoria
Agathe Rousselle
Didi Stone
Caroline Daur
Rebecca Hall
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...