Shendeti 19 Maj 2022

Nëse mendoni se cigaret "light" janë vërtet më të lehta e keni shumë gabim, ato shkaktojnë kancer

Shendeti

Nuk ka asnjë dyshim se duhapirja është një nga  shkaktarët kryesorë të kancerit të mushkërive. Por, pirja e cigareve ‘light’ (më të lehta) a ofron mbrojtje më të madhe ndaj kësaj sëmundje sesa cigaret e rregullta?

Pavarësisht se çfarë nënkupton termi ‘light’, këto cigare nuk janë aspak më të sigurta dhe sipas një rishikimi të ri nga disa shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Ohios, ato mund të jenë arsyeja prapa që fshihet pas rritjes së njërës nga formave më të zakonshme të kancerit të mushkërive.

Nga vitet 1950 e përgjatë viteve të 1970, qelizat kanceroze skuamoze kishin qenë ndër format më të zakonshme te meshkujt. Por përgjatë 40 viteve, forma e kancerit të mushkërive, e quajtur adenocarcinomas nuk ishte zvogëluar, në fakt ky lloj i dytë ishte bërë forma më e zakonshme e kancerit përgjatë viteve 1990. Dhe shkencëtarët besojnë se e dinë arsyen prapa kësaj rritjeje të rasteve me kancer: ndryshimi i dizajnit dhe krijimi i cigareve ‘light’ dhe ‘ultralight’.

Koncepti se konsumimi më i vogël i katranit do të thoshte rrezik më të ulët fillimisht ishte krijuar në vitet 1950, prandaj kompanitë e cigareve kishin filluar të zbulonin mënyra për ta zvogëluar konsumimin e katranit apo akumulimin e tij në mushkëri. Këtë e kishin bërë duke shtuar filtra dhe elemente të tjera.

Përderisa filtrat kishin ndikuar në akumulimin e katranit, ndryshimet e bëra në cigare i kishin bërë ato më toksike. Kjo për shkak se cigaret e filtruara digjen më ngadalë dhe kjo shkakton formimin e më shumë komponentëve toksike.

Veç kësaj, cigaret e filtruara kanë ndikuar edhe në mënyrën si njerëzit e pinë cigaren. Cigaret e lehta, njerëzit i thithin më shumë dhe e mbajnë tymin më gjatë në gojë e të gjitha këto ndikojnë në rritjen e sasisë së toksinave.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor