Showbiz 20 Maj 2022

A ka vërtet një lidhje midis Johnny Depp dhe avokates së tij? Ja çfarë fshihet pas afrimitetit të tyre

Showbiz

 Camille Vazquez, avokatja e bukur dhe karizmatike e Johnny Depp, e cila së fundmi u “përball” me Amber Heard në gjykatën e Fairfax County, ku po gjykohet padia e yllit të Hollivudit kundër ish-bashkëshortes së tij, ka fituar një mal me fansa në internet.

37-vjeçarja Camille Vasquez si fillim u përfol për një marrëdhënie të veçantë me klientin e saj Depp por mesa duket bukuroshja ka disa muaj që është në një lidhje me një sekser britanik.

Avokatja nga Kalifornia nuk është e njohur për jetën e saj private por shikimet dhe përqafimet e e shkëmbyer mes klientin e saj në sallën e gjyqit kanë shkaktuar një sër spekulimesh në rrjetet sociale.

Vasquez thjesht qeshi kur u pyet jashtë gjykatës në Fairfax, Virxhinia, nëse ajo është në lidhje me aktorin, por nuk iu përgjigj pyetjes dhe vazhdoi ta largonte atë duke përshëndetur fansat dhe dashamirësit.  

Sipas burimeve për Daily Mail, thonë që Camille nuk është në një lidhje me aktorin pasi tani ajo është në një lidhje me një djalë britanik që punon në pasuri të paluajtshme me të cilin ka një lidhje serioze prej disa muajsh.

Avokatja ka marrë një vëmëndje të jashtëzakonshme në ditët e fundit ku ka fituar zemrat e shumë përsonave nga publiku të cilët së fundmi kanë postuar në Tëitter foto të tyre të veshura me bluza "I heart Camille Vasquez" dhe meme që e portretizojnë atë si perëndinë nordike të bubullimës dhe personazhin e Marvel, Thor.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor