Pastrimi 20 Maj 2022

Pse Samsung Bespoke Jet™ e bën më të lehtë pastrimin e shtëpisë?

Pastrimi

Është mjaft e rëndësishme që ne të tregojmë një kujdes të veçantë për punët e shtëpisë dhe higjenizimin e saj. Gjithashtu, një rëndësi të madhe ka edhe përzgjedhja e pajisjeve të duhura për të mos cënuar shëndetin dhe mirëqenien e familjeve tona. Por, ndonjëherë duket sikur punët e shtëpisë, pastrimi i dyshemesë apo tapeteve është i lodhshëm dhe i komplikuar. Ky proces bëhet me i lehtë falë fshesës me korrent Samsung Bespoke Jet™.

Magjia e pastrimit në shtëpinë tuaj 

Fshesa Samsung Bespoke Jet™ ka një performancë të shkëlqyer. Me stacionin e pastrimit All-in-One Clean Station™ është më e lehtë ta mbani shtëpinë të pastër. Ai bën të gjitha punët e vështira, duke zbrazur në mënyrë efikase koshin e pluhurave nëpërmjet teknologjisë unike Air Pulse dhe duke karikuar automatikisht baterinë në të njëjtën kohë.

Sistemi i filtrimit me shumë shtresa 99,999% siguron që ajri në shtëpinë tuaj të jetë po aq i pastër sa dyshemeja. Ai kap 99,999% të pluhurave, ndërkohë që Jet Cyclone kap grimcat e imëta të pluhurit si poleni dhe myku. 

Dhe nëse jeni duke pyetur veten nëse pjesët apo filtrat e kësaj fshese magjike mund të lahen, atëherë përgjigjja është po. Ato mund të lahen dhe të mbahen të pastra.

Aksesorët e duhur për të dhënë një shkëlqim shtesë

Për t'ju ndihmuar të pastroni me lehtësi sipërfaqe të ndryshme Bespoke Jet™ vjen  me një shumëllojshmëri furçash dhe kokash. Nëse po merakoseni për dyshemetë e forta dhe hapësirat e ngushta, atëherë zgjidhja është furça Slim Action. Dizajni i saj është më i hollë dhe më i lehtë, duke e bërë të thjeshtë për ta mbajtur dhe lëvizur përreth mobiljeve tuaja.

Për më tepër, nëse nuk jeni të sigurt se si të zgjidhni një problem të caktuar në lidhje me Bespoke Jet™, ekrani i tij digjital LCD ju ofron të gjithë informacionet që ju nevojiten duke përfshirë opsionet e nivelit të thithjes dhe kohën e mbetur të baterisë. Ai gjithashtu ofron informacione për çdo problem, të tillë si bllokimi, objektet e ngecura në furçë ose filtrat që mungojnë, dhe ofron një udhëzues për t'ju ndihmuar ta rregulloni.

Performancë e fuqishme në një dizajn të lehtë

Bespoke Jet™ ka një bateri me kapacitet të madh që mund të funksionojë deri në një orë, pavarësisht nga veçoritë e tij të avancuara. Duke përdorur teknologjinë unike të Samsung, bateria ruan 70% të performancës së saj fillestare deri në 500 cikle.

Pjesa e Bespoke Jet™ që mbahet në dorë peshon vetëm 1,44 kg, mjaftueshëm e lehtë për të manovruar dhe pastruar të gjithë shtëpinë. Ju mund të pastroni me lehtësi sipërfaqet e karrigeve dhe divaneve, sipër dollapëve dhe tavolinave, gjatësinë e blindave të dritareve, pjesën e poshtme të pajisjeve, madje edhe shkallët.

Gjithashtu, Bespoke Jet™është dizenjuar për të kufizuar përkuljen dhe zgjatjen e lodhshme të krahut ndërkohë që fshini. Ai ka një tub të rregullueshëm teleskopik, me tre nivele të ndryshme madhësie, në mënyrë që ju të mund ta zgjasni ose shkurtoni fshesën për ta bërë të rehatshme për gjatësinë tuaj.

Për më shumë informacion rreth Bespoke Jet™, ju lutemi vizitoni https://www.samsung.com/al/vacuum-cleaners/stick/vs9500al-vc-with-all-in-one-clean-station-white-vs20a95843w-ge/ .

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor