Kujdesi per fytyren 20 Maj 2022

Keni provuar çdo mënyrë dhe nuk hiqni dot njollat e akneve, ndiqni hapat që rekomandon dermatologia

Kujdesi per fytyren

Trajtimi i akneve mund të jetë një proces zhgënjyes, veçanërisht kur ju ngelen njollat e tyre. Dermatologia e certifikuar nga bordi i Nju Jorkut, Mona Gohara shpjegon se është e rëndësishme të vendosni një sërë rregullash bazë kur bëhet fjalë për trajtimin e duhur të atyre shpërthimeve të padëshiruara të akneve që janë dhe shumë tunduese për t'u prekur.

Kjo e çon Dr. Gohara në rregullin numër një: Mos e prekni ose mos shtrydhni puçrën. "Kjo thjesht i shton karburant zjarrit dhe çon në një shans shumë më të lartë të zbardhjes së ngjyrës", - shpjegon ajo. Dr. Gohara rekomandon përdorimin e kremrave kundër akneve,  me  një përmbajtje rreth  2.5 për qind peroksid benzoil, si një alternativë që qetëson inflamacionin dhe acarimin e puçrave. Këshilla e saj profesionale: Shtoni pak krem ​​me kortizon në trajtimin tuaj për shenjat, si dhe një koktej ushqyes me vitaminë E, gjalpë shea dhe aloe vera.

Kur bëhet fjalë për trajtimin e akneve në mëngjes për lëkurën e pasur me melaninë, Dr. Gohara rekomandon përdorimin e një pastruesi të butë, jo sapun, në mënyrë që të mos irritoni lëkurën, të ndjekur nga një garzë me acid glikolik.

Për mbrojtjen nga dielli: “Mos harroni kurrë të dilni nga shtëpia pa një SPF me spektër të gjerë 30 ose më të lartë, në mënyrë që të minimizoni hiperpigmentimin post-inflamator, pra shenjat kafe në lëkurë nga shenjat e vjetra të akneve”, -tregon Dr. Gohara.

Për rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës gjatë natës, Dr. Gohara sugjeron përdorimin e një pastruesi të butë pa sapun, të ndjekur nga një sasi retinoli "me madhësi bizele", e ndarë në katër kuadratet e fytyrës. Për të qenë më specifikë: një e katërta e një sasie retinoli sa bizele shkon në faqet, mjekrën dhe ballin tuaj, përpara se të fërkoni produktin dhe të aplikoni hidratuesin e fytyrës mbi gjithçka.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor