Kuriozitete 20 Maj 2022

1300 euro për një çadër që nuk të mbron nga shiu, irritohen fansat e Gucci dhe Adidas

Kuriozitete

Duket se përdoruesit e rrjeteve sociale nuk e kanë pritur shumë mirë produktin më të ri që vjen nga bashkëpunimi i Adidas dhe Gucci.Kjo pasi çadra kushton plot 1300 dollarë, por as nuk të mbron nga shiu.

Sipas faqes së internetit të Gucci, "Kjo çadër ka një dizajn G dhe një tërfil. Ajo ka një dorezë prej thupre të gdhendur dhe një rrjetë jeshile ose të kuqe ku do të mbahet.

"Ju lutemi vini re, ky artikull nuk është i papërshkueshëm nga uji dhe është projektuar për mbrojtje nga dielli ose përdorim dekorativ," shkruan kompania Gucci.

Në një koment për revistën në Pekin “Caijing”, Gucci tha se artikulli "nuk rekomandohet për përdorim si një çadër e përditshme" dhe se ka "vlerë për koleksionistët dhe është e përshtatshme për t'u përdorur si një aksesor i përditshëm".

Pavarësisht arsyeve bindëse të Gucci-t, fansat thanë “për sa kohë jemi të varfër, ata nuk mund të na mashtrojnë që të paguajmë për këtë çadër”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor