Pjata kryesore
Kjo recetë u përgatit nga Gatimet e shtëpisë time
Kur brumi kombinohet me spinaqin shijojnë shumë, lëre pastaj po të vendosim pak djathë dhe vezë dhe kështu kemi një darkë shumë të shijshme. Mos harroni ta shoqëroni me një gotë kos.
PËRBËRËSIT për brumin: 250ml qumësht i ngrohtë, 1 vezë, 50 ml vaj ulliri, 4 g majë birre pluhur ose një lugë kafeje, 1 lugë çaji kripë dhe 500 g miell.
PËRBËRËSIT për mbushjen: 250 g spinaq i pastruar, 150 g djathë i bardhë, 70 g djathë kaçkavall, kripë, piper, rigon dhe 1 vezë.
PËRGATITJA:
- Zëmë brumin duke përzier qumështin me majanë derisa të tretet, shtojmë vezën, vajin e ullirit dhe në fund miellin me kripën. I punojmë fillimisht me lugë e pastaj me dorë dhe zëmë një brumë të cilin e lëmë të qëndrojë derisa të trefishojë vëllim. Hapim një petë të madhe dhe ndërkohë vazhdojmë me përzierjen e spinaqit me djathrat dhe vezën. Mbushim anësoret e petës, bëjmë palosjen dhe më pas mbushin mesin e petës, e pjekim në 180 gradë për 25 minuta në furrë të parangrohur. Ju bëftë mirë!
View this post on Instagram