Showbiz 21 Maj 2022

Ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj e pranon publikisht "Mund të jem mama single në të ardhmen"

Showbiz

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, ishte e ftuar pasditen e djeshme në studion e Rudina Magjistarit në një rrëfim përtej politikës. E rritur në një familje që i ka dhuruar shumë dashuri, Brisida tha se është e lumtur që ende jeton me prindërit, edhe pse është 38 vjeç.

Megjithatë, nuk e anashkalon dëshirën për t’u bërë nënë në të ardhmen, madje edhe e vetme. Mëmësia, siç tha Brisida, është dëshira e saj e vetme, edhe nëse nuk do të ketë një bashkëshort në krah.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari)

"Është e vetmja dëshirë që kam patur. Sa herë diskutoja me mikeshat e mia të ngushta, se thoshin 'Ti je shumë e realizuar, ja i ke të gjitha', u thoja 'Ndonjëherë Zoti të jep atë që s’do'. Unë jam nga ato natyra që e kam marrë vendimin për të qenë nënë edhe e vetme, kështu që ndoshta në një të ardhme të afërt do ta realizoj.

Për mua të qenit nënë qëndron përtej një marrëdhënieje. Ajo është një fat që edhe vjen, edhe s’vjen, por t’i heq mundësinë vetes e të qenit nënë, nuk kam ndërmend. Shpresoj që të jemi mirë dhe shpresoj që të ndodhë sa më shpejt të bëhem nënë."-përfundoi ajo.

Më tej, Shehaj shton se paragjykimet, ofendimet apo fyerjet lidhur me këtë vendim të sajin nuk i hyjnë në sy për sa kohë është personal dhe nuk cënon apo prek askënd.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor