Aktualitet 21 Maj 2022

Lija e majmunëve alarmon ekspertët e shëndetit "Ky është shpërthimi më i madh në Evropë"

Aktualitet

Organizata Botërore e Shëndetit do të mbajë një takim urgjent për të diskutuar mbi shpërthimin e fundit të lisë së majmunëve. E identifikuar fillimisht te majmunët, sëmundja zakonisht përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe rrallë është përhapur jashtë Afrikës, por rastet e raportuara deri më tani në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë vënë në alarm ekspertët e shëndetit. 

Megjithatë, ata nuk presin që shpërthimi të evoluojë në një pandemi si COVID-19, duke qenë se virusi nuk përhapet aq lehtë sa SARS-COV-2. "Me disa raste të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Portugali, ky është shpërthimi më i madh i lisë së majmunëve që është parë ndonjëherë në Evropë", -tha shërbimi mjekësor i forcave të armatosura të Gjermanisë, i cili zbuloi rastin e parë në vend të premten.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor