Pjata kryesore 21 Maj 2022

Fërgesë me patate në furrë

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Gatimet e shtëpisë time

PËRBËRËSIT:
- 6 patate mesatare
- 6 vezë të mëdha
- 170 g djathë të bardhë ose çdOlloj djathi që dëshironi
- 1 qepë
- një tufë majdanoz
- kripë, piper
- vaj ulliri
- bukë të thekur dhe të grirë

PËRGATITJA: Patatet e qëruara dhe të lara i grijmë në rende me vrima të mëdha dhe i lëmë mënjanë. Më pas grijmë imët qepën dhe e skuqim me pak vaj ulliri. Shtojmë patatet e grira dhe vazhdon skuqja, shtojmë pak ujë që të ziejnë pak. Vezët i përziejmë me majdanozin e grirë imët si edhe me djathin e grimcuar. Masën e hedhim te patatet dhe pasi i përziejmë i hedhim në një tavë të lyer me vaj dhe bukë të thekur dhe të grirë. I pjekim në 200 gradë për 25 minuta në furrë të parangrohur. Ju bëftë mirë!

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor